{"type":"rich","version":"1.0","provider_name":"Transistor","provider_url":"https://transistor.fm","author_name":"Arena e Yjeve - Telegrafi","title":"#96: Arena e Yjeve - Nga gjysmëfinalet te finalja e Botërorit, gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka ","html":"<iframe width=\"100%\" height=\"180\" frameborder=\"no\" scrolling=\"no\" seamless src=\"https://share.transistor.fm/e/38dc0a70\"></iframe>","width":"100%","height":180,"duration":3138,"description":"Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, analizuan momentet më të rëndësishme të fazës finale të Kupës së Botës 2026, duke diskutuar gjysmëfinalet dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Biseda nisi me analizën e gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës, ku Bardh Maxhuni vlerësoi punën e përzgjedhësit Luis de la Fuente, duke shpjeguar arsyet pse ai konsiderohet një nga arkitektët kryesorë të suksesit të “La Rojas”. Më pas, Shkumbin Pireva u ndal te Lionel Messi dhe rrugëtimi i Argjentinës, duke analizuar mënyrën se si kapiteni argjentinas vazhdon të bëjë diferencën edhe në moshën 39-vjeçare, falë përvojës, inteligjencës në lojë dhe rolit të tij udhëheqës. Gjatë diskutimit, Bardh Maxhuni analizoi edhe paraqitjet e Kylian Mbappes, duke veçuar ndikimin e sulmuesit francez në Botërorin 2026 dhe arsyet pse ai mbetet një nga futbollistët më të rrezikshëm në skenën botërore.Në vazhdim, gazetarët diskutuan eliminimin e Francës dhe suksesin e Argjentinës nën drejtimin e Lionel Scalonit, ndërsa Lavdim Pireva shpjegoi se si trajneri argjentinas ka ndërtuar një skuadër fituese dhe ka ndryshuar historinë e kombëtares. Në fund, vëmendja u përqendrua te finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, ku u analizuan pikat e forta të të dyja skuadrave, duelët kyç dhe faktorët që pritej të vendosnin fituesin e trofeut më të madh në futbollin botëror. Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.\n- EXFIS \n- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit\n- Heineken\n- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.\n- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken\n- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një...","thumbnail_url":"https://img.transistorcdn.com/IqYw0QMPL0ofWEo6SdHYDcW3j81SZib7azQpjC12aeA/rs:fill:0:0:1/w:400/h:400/q:60/mb:500000/aHR0cHM6Ly9pbWct/dXBsb2FkLXByb2R1/Y3Rpb24udHJhbnNp/c3Rvci5mbS82MDIz/OWUwOWY0YzExMzQw/NTc1OGQyMDgzMmU5/NTgxMy5qcGc.webp","thumbnail_width":300,"thumbnail_height":300}