{"type":"rich","version":"1.0","provider_name":"Transistor","provider_url":"https://transistor.fm","author_name":"Arena e Yjeve - Telegrafi","title":"#82 – Arena e Yjeve - Suad Keqi: Nga futbolli i madh te sukseset në futsall dhe kujtimet nga vitet e arta","html":"<iframe width=\"100%\" height=\"180\" frameborder=\"no\" scrolling=\"no\" seamless src=\"https://share.transistor.fm/e/8a138808\"></iframe>","width":"100%","height":180,"duration":3644,"description":"Në episodin e 82-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur kosovar, tani trajneri Suad Keqi. Gjatë bisedës, Keqi ndau disa nga momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, duke zbuluar një fillim të pazakontë në sport, pasi fillimisht ishte marrë me pingpong, përpara se tradita familjare ta orientonte drejt futbollit. Ish-mesfushori u ndal te periudha e tij te Prishtina, ku kujtoi trofetë dhe një gjeneratë që, sipas tij, u ndërtua mbi sakrificë, disiplinë dhe përkushtim maksimal. Ai foli gjithashtu për privilegjin e të luajturit përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit kosovar të asaj kohe. Një kapitull i rëndësishëm i karrierës së tij ishte edhe aventura ndërkombëtare në Plovdiv të Bullgarisë, ku Keqi tregoi për përvojën e fituar dhe nofkën interesante që mori, e lidhur me një legjendë të futbollit. Keqi kujtoi edhe momentet e veçanta kur, vetëm 18 vjeç, u bë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në vitet e 90-ta, duke luajtur në ndeshje miqësore në një periudhë sfiduese për futbollin kosovar. Një pjesë e rëndësishme e rrëfimit iu kushtua edhe periudhës shtatëvjeçare te Bashkimi Kumanovë, ku ai përjetoi një nga kapitujt më të bukur të karrierës, duke veçuar mikpritjen dhe dashurinë që mori nga tifozët.\n- EXFIS \n- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit\n- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com","thumbnail_url":"https://img.transistorcdn.com/IqYw0QMPL0ofWEo6SdHYDcW3j81SZib7azQpjC12aeA/rs:fill:0:0:1/w:400/h:400/q:60/mb:500000/aHR0cHM6Ly9pbWct/dXBsb2FkLXByb2R1/Y3Rpb24udHJhbnNp/c3Rvci5mbS82MDIz/OWUwOWY0YzExMzQw/NTc1OGQyMDgzMmU5/NTgxMy5qcGc.webp","thumbnail_width":300,"thumbnail_height":300}