Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Në këtë episod gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, diskuton thellë rreth sfidave të çështjeve pronësore në Kosovë dhe pengesave që hasin qytetarët dhe sistemi gjyqësor gjatë zgjidhjes së këtyre konflikteve. Çështjet pronësore mbeten ndër më të ndërlikuarat për shkak të mungesës së të dhënave kadastrale, të cilat gjatë luftës u morën dhe u dërguan jashtë vendit, duke vështirësuar vendimmarrjen gjyqësore. Gjatë bisedës, Leku sqaron se proceset shpesh zgjasin deri në pesë vite, ndërkohë që përpjekjet janë në drejtim të përshpejtimit dhe përputhjes me standardet evropiane. Gjithashtu trajtohet edhe roli i grave në çështjet e trashëgimisë dhe sfidat e tyre për të siguruar të drejtën e pronësisë në sistemin gjyqësor.

What is Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi?

Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë.
Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën.

Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.