Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

Si po e ndryshon inteligjenca artificiale kontabilitetin dhe cilat aftësi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për tregun e punës? Episodi trajton rolin e teknologjisë në këtë profesion, rëndësinë e përvojës praktike dhe mënyrën se si të rinjtë mund të përgatiten më mirë për kërkesat e reja të tregut.

What is Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës?

Swisscontact Kosovo Podcast sjell biseda, histori dhe perspektiva mbi zhvillimin ekonomik, punësimin, aftësitë profesionale dhe sipërmarrjen në Kosovë. Përmes diskutimeve me ekspertë, profesionistë dhe partnerë, podcasti trajton sfidat dhe mundësitë që ndikojnë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, gratë, bizneset dhe komunitetet.

Podcasti realizohet në kuadër të Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) që zbatohet nga Swisscontact. Projekti synon të përafrojë zhvillimin e aftësive me nevojat reale të tregut të punës, duke punuar me ofrues trajnimesh, kompani dhe institucione.

Në çdo episod, podcasti u jep zë njerëzve që e jetojnë këtë ndryshim nga afër: trajnerëve, punëdhënësve, të rinjve dhe partnerëve që po e formësojnë tregun e punës.