Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani, i cili solli një rrëfim të veçantë për jetën dhe rrugëtimin e tij në sport. Gjatë bisedës, Ramadani ndau momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke kujtuar fillimet në futboll që në moshë të re. Ai foli për periudhën kur ishte pjesë e gjeneratave të reja te FC Prishtina dhe KF 2 Korriku, ku si fëmijë arriti të fitojë trofetë e parë dhe të rritet përkrah bashkëlojtarëve që më vonë u bënë emra të njohur të futbollit kosovar. Një nga temat kryesore të episodit ishte edhe kalimi i tij nga futbolli i madh drejt futsallit. Ramadani shpjegoi arsyet pse vendosi të ndryshojë disiplinën sportive, duke treguar se kjo periudhë i solli sukseset e para të mëdha si lojtar dhe një përvojë krejtësisht të re në karrierën e tij sportive. Ai u ndal gjithashtu te emocionet e përfaqësimit të vendit, duke e cilësuar fanellën kombëtare si kulmin e çdo sportisti. Ramadani foli për eksperiencat e tij me Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, duke theksuar përgjegjësinë dhe krenarinë që sjell përfaqësimi në nivel ndërkombëtar.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
What is Arena e Yjeve - Telegrafi?
Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.
🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë