Arena e Yjeve - Telegrafi

Në episodin e 77-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur dhe përgatitësi atletik, Artan Luzi. Ai rrëfen emocionet e para të debutimit si 16-vjeçar te Tirana, duke përshkruar presionin, kënaqësinë dhe ndjenjat e papërshkrueshme të paraqitjes së tij të parë në futbollin profesionist. Trajneri foli gjithashtu për futbollistët shqiptarë që e kanë lënë më shumë mbresë gjatë karrierës së tij, duke përmendur dy emra të jashtëzakonshëm për cilësitë teknike dhe mentalitetin e tyre në fushë. Një pjesë e veçantë e bisedës u fokusua tek zbulimi i Ernest Muçit. Ai rrëfeu gjithashtu eksperiencat e hershme në Kosovë, duke përshkruar ardhjen te Prishtina, stërvitjen e parë dhe ambientin që e ndihmoi të konsolidohej si futbollist. Një tjetër kapitull i rëndësishëm ishte rikthimi i Dukagjinit dhe pjesëmarrja historike e ekipit në Evropë, ku Luzi kujtoi emocionet dhe rëndësinë e atyre arritjeve për klubin dhe për karrierën e tij personale.

Mbështetur nga:
 
- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com

What is Arena e Yjeve - Telegrafi?

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.

🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë