Përballje - Telegrafi

Inteligjenca artificiale dhe integriteti i informacionit ishte tema e radhës në “Përballje Podcast" në Telegrafi. Në këtë podcast u diskutua se si po ndryshon mënyra e prodhimit dhe marrjes së informacionit. A është Inteligjenca Artificiale rrezik për median dhe integritetin e informacionit, apo thjesht një teknologji që përshpejton proceset ekzistuese?

What is Përballje - Telegrafi ?

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.