Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

Në episodin e 55-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, alergologu Ylli Ahmetaj e përshkroi alergjinë si “sëmundjen e shekullit XXI”, duke theksuar rritjen e saj tek fëmijët dhe të rriturit. Ai lidhi përhapjen e alergjive me stilin e jetës moderne, përfshirë ndotjen, ndryshimet klimatike, ushqimet e përpunuara dhe mungesën e ekspozimit ndaj mikrobeve.

Mbështetur nga:

- United Hospital Prishtinë
- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.
Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/

- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Për më shumë: https://ebukura.com/

#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #YlliAhmetaj

What is Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi?

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Elfije Boletini-Bejtullahu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin.

Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre.

Podcasti trajton një gamë të gjerë temash për sëmundje kronike, shëndetin mendor, stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, kujdesin ndaj grave dhe fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor, etj.

Qëllimi i podcastit “Shëndeti në rend të parë” është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gjerë, për të ndikuar në mirëqenien e të gjithëve.