Rrugëtimi

Në episodin e tretë të podcastit “Rrugëtimi” me autore Jehona Hulaj, e ftuar është Fahrije Hoti, themeluese e ndërmarrjes “Krusha” dhe një nga gratë më inspiruese në Kosovë.

Ajo rrëfen historinë e saj të jashtëzakonshme – nga humbja e bashkëshortit gjatë luftës, sfidat e pasluftës dhe përballja me realitetin e vështirë, deri te vendimi për të nisur nga zero dhe për të ndërtuar një biznes që sot është ndër më të njohurit në vend. Gjatë këtij rrugëtimi, Fahrije Hoti tregon se si nga një nismë për mbijetesë, arriti të krijojë një kompani që jo vetëm siguron të ardhura, por edhe fuqizon dhe punëson gra të tjera, duke u bërë zë i tyre në shoqëri.

Ky është një rrëfim për forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar – edhe në momentet më të vështira.

What is Rrugëtimi?

“Rrugëtimi” – një podcast për historitë që frymëzojnë

“Rrugëtimi”, me redaktoren Jehona Hulaj është prodhimi më i ri i Telegrafit. Një podcast ku eksplorojmë rrugët profesionale, sfidat dhe vendimet që formojnë suksesin e njerëzve.

Në secilën episod, sjellim biseda të thella me individë që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të jenë inspirim për të tjerët.

Nga gratë të suksesshme tek shumë mysafirë të tjerë nga fusha të ndryshme që ndajnë rrugëtimin e tyre profesional dhe personal, duke ofruar inspirim dhe perspektiva unike.

Rrëfimet e tyre na ndihmojnë të kuptojmë momentet pas sukseseve, vendimet e vështira dhe pasionin që i ka udhëhequr deri këtu.