Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Dea Fetiu nga GLPS sjell një perspektivë të thellë – si normat shoqërore, stereotipet dhe burokracia pengojnë gratë në trashëgimi dhe pronësi. Me të dhëna hulumtimesh, tregime personale dhe propozime për ndryshim, ky episod është një apel për drejtësi gjinore në politikë, ligj dhe praktikë.

Implementuar nga:

- ATRC, Advocacy Training and Resource Center.
- Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke fuqizuar shoqërinë civile në proceset vendimmarrëse. Me mbështetjen e Bankës Botërore, përmes Fondit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit (SPF), ATRC zbaton projektin PIAKOS, i cili synon forcimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, veçanërisht për grupet e ndjeshme dhe komunitetet pakicë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/atrc.prishtina

What is Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi?

Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë.
Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën.

Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.