Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Roli i ndihmës juridike falas në mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe përkrahja ligjore për qytetarët në procesin e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës. Faton Jashari, në rolin e U.D. Drejtor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, flet për rëndësinë e aksesit në përfaqësim ligjor. Në këtë episod do të zbuloni si individët që nuk kanë mjete financiare për avokat fuqizohen përmes këtij instituti nga përpilimi i dokumenteve tek përfaqësimi në proceset pronësore. Një episod i domosdoshëm për këdo që ka probleme të tilla.

Implementuar nga:

- ATRC, Advocacy Training and Resource Center.
- Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke fuqizuar shoqërinë civile në proceset vendimmarrëse. Me mbështetjen e Bankës Botërore, përmes Fondit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit (SPF), ATRC zbaton projektin PIAKOS, i cili synon forcimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, veçanërisht për grupet e ndjeshme dhe komunitetet pakicë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/atrc.prishtina

What is Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi?

Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë.
Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën.

Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.