Përballje - Telegrafi

Në këtë episod të “Përballje Podcast”, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati, flet për gjendjen në kryeqytet dhe marrëveshjen me Bankën Gjermane për Zhvillim, KfW. Ajo e akuzon ministrin Hekuran Murati për mosnënshkrimin e marrëveshjes dhe e fton në debat publik për të dhënë shpjegime. Sipas Musmuratit, paketa e paraparë prej 74 milionë eurosh përfshin 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe një qendër moderne për riciklimin e mbeturinave.

A rrezikohet ky financim dhe çfarë zgjidhjeje ofron Komuna ndërkohë?
Në bisedë trajtojmë edhe projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kundërshtimet e banorëve, mungesën e komunikimit dhe zotimin e saj se nuk do të ketë zhvillim të projektit pa dakordim me qytetarët.

“Përballje Podcast” — çdo të shtunë, nga ora 16:10 në RTV Dukagjini, si dhe në Telegrafi e platformat tona sociale.

#PërballjePodcast #Telegrafi #BesianaMusmurati

What is Përballje - Telegrafi ?

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.