Në episodin e tretë Faruk Bojaxhi theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për profesionistë të pylltarisë, dhjetëra të rinj të diplomuar në këtë fushë mbesin të papunë për shkak të politikave të pafavorshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit. Sipas profesorit nga Universiteti i Prizrenit gjatë tetë viteve të fundit janë diplomuar rreth 60–70 studentë në Shkencat e Pyjeve, ndërsa institucionet publike kanë punësuar vetëm dy prej tyre, pavarësisht mungesës së theksuar të stafit profesional në agjencitë dhe drejtoritë pyjore.
Sipas Bojaxhit, sektori i pylltarisë është strategjik për vendin, duke pasur parasysh se rreth 44.7 për qind e territorit të Kosovës është i mbuluar me pyje dhe toka pyjore, ndërsa menaxhimi i tyre kërkon kuadro të përgatitur profesionalisht.
Profesori vlerëson se ekziston interes i qëndrueshëm i të rinjve për studime në Shkencat e Pyjeve, por problemi kryesor mbetet punësimi pas diplomimit, pavarësisht nevojave reale në institucione publike. Ai theksoi se ligjet ekzistuese dhe kërkesa për përvojë pune paraprake po i penalizojnë të rinjtë, duke i demotivuar ata që të orientohen drejt kësaj fushe, pavarësisht rëndësisë së saj.
What is Duaj e Ruaj Pyjet?
Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.
Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.
#Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova