Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania

Ju jeni drita e botës! 💡 (Mateu 5:14-16) 

"Ju jeni drita e botës..." — Çfarë do të thotë në të vërtetë ky pohim i Jezusit në jetën tonë praktike?
Në këtë mesëm, nisur nga një ngjarje reale e një blackout-i masiv që përfshiu Spanjën dhe Portugalinë, reflektojmë mbi rëndësinë jetike që drita ka për një botë të zhytur në errësirë shpirtërore dhe morale. Jezusi nuk na bën thirrje që "të përpiqemi të bëhemi" drita, por na kujton se përmes hirit të Tij, ne JMI drita. Pyetja është: A po e mbajmë atë të fshehur, apo po ndriçojmë aty ku Zoti na ka vendosur?
Në këtë video do të zbuloni:
 1️⃣ Pse identiteti i besimtarit është një dhuratë dhe jo një performancë. 
2️⃣ Natyrën e dritës, e cila refuzon të qëndrojë e fshehur nën enë.
 3️⃣ Dallimin e madh midis dritës biblike (veprave të mira) dhe vetëpromovimit fetar.
4️⃣ Misionin tonë për të dalë përtej mureve të kishës, aty ku errësira po shkakton kaos.
📖 Mateu 5:14-16 

📌 KAPITUJT E VIDEOS (Timestamps): 0:00 - Hyrje: Blackout-i në Spanjë dhe Portugali
2:20 - Sa shumë varet bota nga drita? 
2:47 - 1. JU JENI: Identiteti i dhuruar, jo i arritur
4:14 - 2. NATYRA E DRITËS: Drita nuk mund të fshihet
5:23 - 3. VEPRAT E MIRA: Jo fjalët, jo për "like-e" 
7:38 - 4. BOTA NË ERRËSIRË: Misioni përtej mureve të kishës 
9:30 - Konkluzioni dhe hapat praktikë për jetën tuaj

💬 Na lini një koment: 
Si mund të jesh një dritë më e dukshme në familjen, punën apo shoqërinë tënde këtë javë?
Nëse ky mesazh ju bekoi, mos harroni të bëni Like, Share për ta ndarë dritën me të tjerët, dhe Subscribe në kanal për më shumë mesazhe inkurajuese! 🔔
#AltinKoci #DritaEBotes #Predikim #Mateu5 #FjalaEPerendise #BesimiKristian #Bibla

Creators and Guests

Host
Altin Koci

What is Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania?

Rruga, e Vërteta dhe Jeta
Truth FM Albania shpall mesazhin e Ungjillit të Jezu Krishtit, duke ftuar çdo dëgjues të njohë shpresën, të vërtetën dhe jetën që gjendet vetëm në Të.
Jezusi tha:
“Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.”
Përmes transmetimeve tona, synojmë të ndajmë Fjalën e Perëndisë, të forcojmë besimin dhe të inkurajojmë zemrat me të vërtetën e përjetshme të Krishtit.