Arena e Yjeve - Telegrafi

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit sollën një analizë të detajuar të ndeshjeve të para gjysmëfinale të UEFA Champions League, duke u ndalur te momentet kyçe, duelët taktike dhe lojtarët që po e përcaktojnë rrugën drejt finales.  Diskutimi u fokusua te forma e jashtëzakonshme e Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, me gazetarin Bardh Maxhuni që u dha merita të mëdha të dy skuadrave për mënyrën se si kanë ndërtuar identitetin e tyre dhe si po i menaxhojnë ndeshjet e mëdha. Në të njëjtën linjë, Maxhuni u ndal edhe te projekti i parisienëve, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll dhe duke nënvizuar se stabiliteti në stol dhe qartësia taktike po e kthejnë PSG-në në një skuadër të pjekur për trofeun më të madh evropian. Në anën tjetër, vëmendje të veçantë mori fuqia ofensive e bavarezëve. Gazetari Lavdim Pireva foli me entuziazëm për repartin sulmues të Bayern Munich, duke e krahasuar me treshet më ikonike të futbollit modern. Ndërkohë, gazetari Shkumbin Pireva veçoi Harry Kane, duke i dhënë merita sulmuesit anglez për qetësinë, ndikimin në lojë dhe mënyrën si po i mban bashkë linjat e ekipit në momentet vendimtare. Në fund, ai u ndal edhe te ndeshjet e kthimit, duke analizuar pritshmëritë dhe duke theksuar se përvoja, kontrolli i ritmit dhe forca mentale mund të jenë faktorët vendimtarë në aktin e dytë të gjysmëfinaleve.

- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com



What is Arena e Yjeve - Telegrafi?

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.

🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë