Në episodin e 83-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në ciklin kualifikues për Kupa e Botës 2026. Gjatë bisedës, Lavdim Pireva u ndal te kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, duke e përshkruar si një nga figurat më ikonike të futbollit kosovar dhe një element kyç për skuadrën. Ai gjithashtu komentoi rolin e përzgjedhësit Franco Foda dhe ndikimin e tij në zhvillimin e ekipit. Shkumbin Pireva analizoi ndeshjen vendimtare Kosovë – Turqi, duke theksuar ndryshimet taktike të aplikuara pas sfidës me Zvicrën, të cilat sipas tij, ishin pika e kthesës që solli rezultatet pozitive për ekipin. Ndërsa Bardh Maxhuni evidentoi lojtarët që spikaten më shumë gjatë ciklit kualifikues, duke vlerësuar performancat individuale që kontribuuan në suksesin e përgjithshëm të ekipit. Ai gjithashtu analizoi ndryshimin e qartë në paraqitjet e Kosovës pas humbjes ndaj Zvicrës, duke i dhënë meritën përgatitjes dhe përkushtimit të skuadrës.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
What is Arena e Yjeve - Telegrafi?
Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.
🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë