Në këtë episod të parë të serisë së podcastit "Bëje tënden, Regjistroje pronën" Odeta Naks – Menaxhere e Projektit PIAKOS – tregon pse regjistrimi i pronës është jetik për sigurinë individuale dhe stabilitetin shoqëror. Ajo rrëfen sfidat që përballen gratë, komunitetet rurale dhe familjet e prekura, dhe si fushata “Bëje tënden, Regjistroje pronën” po ndërton ura ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Dëgjoni historitë, pengesat dhe zgjidhjet që po ndryshojnë mënyrën se si njerëzit e shohin pronësinë.
Implementuar nga:
- ATRC, Advocacy Training and Resource Center.
- Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke fuqizuar shoqërinë civile në proceset vendimmarrëse. Me mbështetjen e Bankës Botërore, përmes Fondit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit (SPF), ATRC zbaton projektin PIAKOS, i cili synon forcimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, veçanërisht për grupet e ndjeshme dhe komunitetet pakicë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/atrc.prishtina
What is Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi?
Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë.
Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën.
Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.