Përballje - Telegrafi

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, ku rreth 12 për qind e të punësuarve janë në këtë sektor. Kështu tha në “Përballje Podcast”, Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, duke folur për rolin e ndërtimtarisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe trendet e vazhdueshme të ndërtimit.

What is Përballje - Telegrafi ?

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.