Rrugëtimi

Në episodin e dytë të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar është Bardha Qirezi – profesioniste me mbi 20 vite përvojë në fushën e arsimit dhe zhvillimit organizativ.

Në këtë bisedë inspiruese, ajo rrëfen rrugëtimin e saj nga një familje ku arsimi ishte vlerë themelore, deri te udhëheqja e organizatës Edu Task dhe angazhimi në reforma arsimore në Kosovë. Bardha flet për sfidat si grua në lidership, rëndësinë e integritetit, balancën mes karrierës dhe familjes, si dhe filozofinë e saj: “Mos thuaj kurrë s’di – mësoje”.

Një episod me shumë reflektime për edukimin, suksesin, dështimet dhe mënyrën si formësohet karakteri përmes përvojave të jetës.


What is Rrugëtimi?

“Rrugëtimi” – një podcast për historitë që frymëzojnë

“Rrugëtimi”, me redaktoren Jehona Hulaj është prodhimi më i ri i Telegrafit. Një podcast ku eksplorojmë rrugët profesionale, sfidat dhe vendimet që formojnë suksesin e njerëzve.

Në secilën episod, sjellim biseda të thella me individë që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të jenë inspirim për të tjerët.

Nga gratë të suksesshme tek shumë mysafirë të tjerë nga fusha të ndryshme që ndajnë rrugëtimin e tyre profesional dhe personal, duke ofruar inspirim dhe perspektiva unike.

Rrëfimet e tyre na ndihmojnë të kuptojmë momentet pas sukseseve, vendimet e vështira dhe pasionin që i ka udhëhequr deri këtu.