Arena e Yjeve - Telegrafi

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj. Në një bisedë të hapur me gazetarët e Telegrafit, ai ndau rrëfime nga fillimet në futboll, debutimi i hershëm dhe rrugëtimi që e çoi deri te fanella e Kosovës.  Biseda nisi me hapat e parë të Bekajt në futboll, ku ai kujtoi periudhën te Ramiz Sadiku dhe formimin e tij si portier i ri. Më pas, ai foli për debutimin në moshën vetëm 16-vjeçare, një moment që shënoi nisjen e karrierës së tij në futbollin profesionist. Portieri kosovar u ndal edhe te kalimi te FC Prishtina, ku fitoi besimin e trajnerit Bylbyl Sokoli për të debutuar me ekipin e parë. Bekaj e veçoi këtë periudhë si një hap vendimtar në zhvillimin e tij dhe në rrugën drejt niveleve më të larta. Në vazhdim, ai ndau emocionet e ftesës dhe debutimit me Kombëtarja e Kosovës, duke e përshkruar fanellën dardane si një nga krenaritë më të mëdha të karrierës së tij. Episodi prek edhe eksperiencat e tij jashtë Kosovës, sfidat e futbollit modern dhe rritjen e vazhdueshme si portier.

- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- Heineken

- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.
- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com

What is Arena e Yjeve - Telegrafi?

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.

🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë