Në episodin e 80-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar Tahir Lushtaku. Gjatë bisedës, Lushtaku rikujtoi një nga periudhat më të vështira të futbollit kosovar, duke folur për gjeneratën e sakrificës dhe përballjet e sportistëve shqiptarë me regjimin serb.
Ai rrëfeu për momentet kur lojtarët dhe sportistët përballeshin me dhunë dhe rrahje nga forcat policore serbe, por pavarësisht presionit dhe vështirësive, ata vazhdonin të mbanin gjallë futbollin dhe sportin në Kosovë. Një histori e veçantë që Lushtaku ndau gjatë episodit ishte një episod i pazakontë nga karriera e tij si futbollist. Ai tregoi se kishte arritur të shënonte gol pikërisht në ditën e dasmës së tij, një moment që e kujton si një nga ngjarjet më emocionale të jetës së tij sportive dhe personale. Biseda u ndal edhe te një nga momentet më të rëndësishme për Drenicën, menjëherë pas përfundimit të luftës. Lushtaku përshkroi emocionet dhe krenarinë e inkuadrimit të klubit në Superligë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të bukura për klubin dhe tifozët e rajonit, në një kohë kur futbolli kosovar po ringrihej nga e para. Në pjesën tjetër të podcastit, ai foli edhe për vështirësitë financiare me të cilat përballej klubi në ato vite. Lushtaku zbuloi se në disa raste ishte detyruar t’i paguante vetë lojtarët, vetëm që skuadra të vazhdonte garimin dhe të mos shuhej, duke treguar sakrificën e madhe që është bërë për ta mbajtur gjallë futbollin në Drenicë.
Mbështetur nga:
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
What is Arena e Yjeve - Telegrafi?
Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.
🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë