Përballje - Telegrafi

Kosova hyn në vitin 2026 me pritje për institucione të reja dhe me pritshmëri të larta për stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.Në “Përballje Podcast”, analisti i politikave Agron Demi ka folur për gjendjen ekonomike të vendit, prioritetet që e presin Qeverinë e re dhe rreziqet që mund ta shoqërojnë vitin 2026 nëse nuk ka ndryshim qasjeje.

What is Përballje - Telegrafi ?

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.