Në episodin e 79-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, ofrojnë një analizë të thelluar mbi ngjarjet më të fundit në futbollin vendor dhe atë evropian. Gjatë bisedës, Lavdim Pireva ndau analizën për dy përballjet më të forta të Ligës së Kampionëve, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtyre dueleve dhe ndikimin që ato mund të kenë në fatin e ekipeve në fazat vendimtare. Shkumbin Pireva u ndal te Real Madridi, duke vlerësuar mundësinë që ky sezon të përfundojë pa trofe për “Los Blancos”. Analiza e tij u shtri edhe te Superliga e Kosovës, ku ai theksoi skuadrën më të fortë dhe mënyrën se si garojnë ekipet për vendin e parë. Gazetari Bardh Maxhuni dha parashikimet e tij për Ligën e Kampionëve, duke analizuar cilat skuadra kanë më shumë gjasa të arrijnë deri në finale. Ai foli gjithashtu për rivalitetin e ashpër për titull në Superligën e Kosovës, dramatizmin dhe konkurrencën mes ekipeve kryesore, dhe ndikimin që kjo ka tek tifozët dhe zhvillimi i futbollit vendor.
Një segment i veçantë u fokusua tek gara për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, ku Lavdim Pireva shpjegoi sfidat me të cilat përballen skuadrat që luftojnë për të qëndruar në Superligë dhe rëndësinë e çdo pikë për të shmangur rënien nga kategoria.
Mbështetur nga:
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
What is Arena e Yjeve - Telegrafi?
Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.
🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë