Përballje - Telegrafi

Çfarë do të bëjë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me buxhetin e vitit 2027?
Kur pritet të nisë ndërtimi i pesë digave të premtuara nga kryeministri Albin Kurti?
Pse po vazhdojnë rrënimet pranë Ujmanit dhe a e kanë radhën Batllava e Badovci?
A po e pengon Qeveria - Komunën e Prishtinës në menaxhimin e mbeturinave?
A ka aplikuar kryeqyteti për banim social?

Ministrja Fitore Pacolli-Dalipi u përgjigjet këtyre pyetjeve në episodin e ri të “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

🎙️ Çdo të shtunë në orën 16:10 në RTV Dukagjini. Episodin e gjeni edhe në Telegrafi dhe në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

#PërballjePodcast #Telegrafi #FitorePacolliDalipi

What is Përballje - Telegrafi ?

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.