Rrugëtimi

Në episodin e katërt të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar është Teuta Sahatqija – diplomatja, ish-deputetja dhe gruaja e parë programere në Kosovë. Nga rrugëtimi i saj në teknologji dhe diplomaci, te rikthimi në inteligjencën artificiale, ky episod sjell një bisedë inspiruese për sfidat, suksesin dhe të ardhmen që po ndryshon me ritme të shpejta. 

Teuta flet për:  Përvojën në diplomaci në New York, inteligjencën artificiale dhe ChatGPT, profesionet që rrezikohen nga AI, rolin e grave në teknologji, sfidat që e formësuan gjatë jetës, mesazhin motivues për të rinjtë

What is Rrugëtimi?

“Rrugëtimi” – një podcast për historitë që frymëzojnë

“Rrugëtimi”, me redaktoren Jehona Hulaj është prodhimi më i ri i Telegrafit. Një podcast ku eksplorojmë rrugët profesionale, sfidat dhe vendimet që formojnë suksesin e njerëzve.

Në secilën episod, sjellim biseda të thella me individë që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të jenë inspirim për të tjerët.

Nga gratë të suksesshme tek shumë mysafirë të tjerë nga fusha të ndryshme që ndajnë rrugëtimin e tyre profesional dhe personal, duke ofruar inspirim dhe perspektiva unike.

Rrëfimet e tyre na ndihmojnë të kuptojmë momentet pas sukseseve, vendimet e vështira dhe pasionin që i ka udhëhequr deri këtu.