Në këtë episod të veçantë, eksperti i pylltarisë nga FAO Ergin Hajredini ka shpalosur sfidat dhe prioritetet e menaxhimit të pyjeve në Kosovë, një sektor që mbetet shtyllë e biodiversitetit, ekonomisë rurale dhe mbrojtjes nga ndryshimet klimatike. Hajredini thekson se pyjet mbulojnë rreth 46% të territorit të vendit dhe roli i tyre shkon shumë përtej prodhimit të drurit. Sipas Hajredinit, prerjet ilegale mbeten kërcënimi më i madh për resurset pyjore, me dëme që llogariten mbi 1.5 milion metër kub drurë në vit.
Ai gjithashtu theksoi se FAO ka mbështetur Agjencionin Pyjor të Kosovës me përmirësimin e metodave të planifikimit të menaxhimit me pyje, trajnime profesionale nga specialistë të vendeve të zhvilluara, zhvillimin e teknologjive moderne të menaxhimit dhe monitorimit të pyjeve shoqëruar me pajisje digjitale si dronë, GPS profesionalë dhe kamera kurth për monitorim të saktë të gjendjes së pyjeve.
What is Duaj e Ruaj Pyjet?
Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.
Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.
#Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova