Në episodin e katër i ftuar ishte Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili foli për rolin e institucioneve, sfidat në terren dhe rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e vendit. Sipas tij, Kosova ka një nga ligjet më të avancuara për pyjet në rajon, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, por problemi kryesor mbetet zbatimi në praktikë. Ai shtoi se prerjet ilegale mbeten një prej sfidave kryesore për zhvillimin e sektorit.
Ahmeti kritikoi nivelin e ulët të investimeve dhe buxhetin e ulët për sektorin e pylltarisë, duke theksuar se ky sektor nuk trajtohet në përputhje me rëndësinë që ka. Ai theksoi se edhe kapacitetet inspektuese janë të pamjaftueshme për të garantuar zbatimin e ligjit.
Vitet e fundit Kosova ka shënuar rritje të konsiderueshme të eksportit të produkteve pyjore jo drusore, të cilat janë të kërkuara në tregun evropian për shkak të vlerave të tyre organike.
What is Duaj e Ruaj Pyjet?
Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.
Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.
#Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova