Në episodin e 82-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Leart Emini. Gjatë bisedës, Emini ndau momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke filluar nga hapat e parë në futboll dhe rruga drejt afirmimit në skenën vendore. Ai u ndal te fillimet e tij te Trepça, ku tregoi për trajnerin që i dha mundësinë e madhe duke e promovuar në ekipin e parë në një moshë shumë të re. Sipas tij, ky ishte momenti që ndryshoi gjithçka, duke i dhënë besim dhe motivim për të vazhduar përpara. Një kapitull i veçantë i bisedës ishte edhe ftesa për Kombëtaren e Kosovës nga ish-përzgjedhësi Albert Bunjaku, të cilën Emini e përshkroi si një surprizë të madhe dhe një nga arritjet më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai rrëfeu emocionet e para kur u bashkua me ekipin kombëtar, duke përshkruar ndjesinë e përfaqësimit të vendit dhe takimin me disa prej emrave më të njohur të futbollit kosovar.
Mbështetur nga:
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
What is Arena e Yjeve - Telegrafi?
Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.
🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë