Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Në këtë episod flasim për serialin “Bëje Tënden”, një projekt me gjashtë episode që trajton problemet më të shpeshta pronësore në familjet kosovare – nga barazia gjinore te ndarja e padrejtë e trashëgimisë. Producenti Fisnik Ademi dhe aktori Avdullah Gjikokaj ndajnë përvojat e tyre nga procesi i xhirimeve, sfidat në përballjen me mentalitetin e trashëguar dhe mesazhin që seriali synon t’i japë publikut. Ata flasin hapur për realitetin që ende e shohim në shumë familje: vajzat shpërfillen, pronat diskutohen vetëm për djemtë, e Kanuni shpesh sfidon ligjin. Ky episod sjell prapaskenat e një projekti të madh televiziv me mbi 150 persona në ekip, dilemat, ditët e nxehta të xhirimit dhe reagimet e para të publikut pas transmetimit të episodeve. Një bisedë e sinqertë, reale dhe e nevojshme për çdo shikues që dëshiron të kuptojë më mirë të drejtat e tij pronësore – dhe pse “Bëje Tënden” është më shumë se një serial.

Implementuar nga:

- ATRC, Advocacy Training and Resource Center.
- Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke fuqizuar shoqërinë civile në proceset vendimmarrëse. Me mbështetjen e Bankës Botërore, përmes Fondit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit (SPF), ATRC zbaton projektin PIAKOS, i cili synon forcimin e të drejtave pronësore, përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, veçanërisht për grupet e ndjeshme dhe komunitetet pakicë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/atrc.prishtina

What is Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi?

Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë.
Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën.

Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.