Në episodin e 96-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, endokrinologia, Ariana Shaqiri ka folur për diabetin dhe ndikimin e tij në shëndetin e përgjithshëm. Gjatë bisedës trajtohen shenjat e hershme të diabetit, faktorët e rrezikut dhe rastet kur sëmundja zhvillohet pa simptoma të dukshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet diabetit te fëmijët, trashëgimisë, prediabetit dhe rëndësisë së diagnostikimit të hershëm.
Mbështetur nga:
- United Hospital Prishtinë
- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.
Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/
- Qendra laserike e syrit "Kubati"
- Qendra Laserike e Syrit Kubati është institucioni më i kompletuar në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike në Kosovë si nga aspekti i përgatitjes profesionale të personelit, poashtu edhe përditësimit të teknologjisë.
Për më shumë: https://qls.kubati.net/
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Për më shumë: https://ebukura.com/
#ShëndetiNëRendTëParë #Telegrafi #ArianaShaqiri
What is Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi?
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Elfije Boletini-Bejtullahu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin.
Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre.
Podcasti trajton një gamë të gjerë temash për sëmundje kronike, shëndetin mendor, stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, kujdesin ndaj grave dhe fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor, etj.
Qëllimi i podcastit “Shëndeti në rend të parë” është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gjerë, për të ndikuar në mirëqenien e të gjithëve.