Rruga, e Vërteta dhe Jeta
Truth FM Albania shpall mesazhin e Ungjillit të Jezu Krishtit, duke ftuar çdo dëgjues të njohë shpresën, të vërtetën dhe jetën që gjendet vetëm në Të.
Jezusi tha:
“Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.”
Përmes transmetimeve tona, synojmë të ndajmë Fjalën e Perëndisë, të forcojmë besimin dhe të inkurajojmë zemrat me të vërtetën e përjetshme të Krishtit.
Përmbytja e Madhe: Noeu, Arka, Gjykimi dhe Shpëtimi
Përmbytja e madhe po vinte, por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit. Përmes besimit, ai ndërtoi arkën e shpëtimit dhe ylberi i besëlidhjes shndriti përsëri.
Ndërsa do të studiojmë së bashku nga Zanafilla kapitulli 6, vargu 9 deri te kapitulli 8, vargu 22, unë ju ftoj që të lexojmë disa vargje që janë vargje kyçe edhe na ndihmojnë për të kuptuar më së miri këtë mësim.
E para është:
"Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të vet. Noeu ecte me Perëndinë." (vargu 9)
Dhe:
"Noeu veproi ashtu; bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia e kishte urdhëruar." (vargu 22, po te kapitulli 6)
Dhe:
"Zoti e mbylli brenda." (Zanafilla 7:16)
Pastaj:
"Perëndia iu kujtua Noeut, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtinë që ishte me të në arkë." (Zanafilla kapitulli 8, vargu 1)
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni për arkën e Noeut ose për historinë e përmbytjes? Në fakt, historia e përmbytjes është njëkohësisht tregimi më i njohur dhe më i keqkuptuar i Zanafillës. Bota e njeh si përrallë fëmijësh me kafshë të lumtura. Bibla e tregon si historinë më serioze të gjykimit dhe njëkohësisht më të ëmbël për shpëtimin. Vetë Perëndia mbyll derën, vetë e kujton të shpëtuarin dhe vetë ndërton urën drejt... drejt besëlidhjes.
Konteksti Historik dhe Kulturor
Shumë popuj, edhe popujt e lashtë të Mesopotamisë, kishin tregimet e tyre rreth përmbytjes. Më i njohuri është Eposi i Gilgameshit. Ngjashmëritë janë sipërfaqësore: anija, kafshët, zogjtë. Këtu tregohet kujtesa e përbashkët e një ngjarjeje reale, por dallimet janë ato që predikojnë.
Në mitet pagane, perënditë sjellin përmbytjen sepse njerëzit bëjnë shumë zhurmë dhe u prishin gjumin. Shpëtimtari shpëton me hile. Ka një arsye morale dhe perënditë mblidhen si mizat rreth flijimit, si të kishin mbetur pa ushqim.
Ndërkohë që në Bibël gjithçka është ndryshe. Gjykimi vjen për ligësinë morale. Pas 120 vitesh durimi, Noeu shpëtohet me hir dhe udhëzohet me dashuri. Dhe Perëndia nuk ka nevojë për asgjë. Ai vetëm mbron, ruan, premton, siguron. I njëjti lloj tregimi, dy botë krejt të ndryshme.
Përmasat e Arkës
Ja dhe disa fakte interesante për vetë përmasat e arkës. Ajo ishte rreth:
137 metra e gjatë
23 metra e gjerë
14 metra e lartë (vargu 6:15)
Në fakt, këto japin raportin 30:5:3. Ky është i njëjti raport që përdoret për anijet moderne të mallrave, sepse ato kanë një qëndrueshmëri të madhe... ose qëndrueshmëri më maksimale që mund të ketë një anije. Pra, nuk ishte varkë në formë loje për të luajtur. Ishte një strukturë lundrimi e projektuar për të mbijetuar, e projektuar nga Ai që kishte krijuar ujërat, nga vetë Perëndia.
Dhe vini re, arka nuk kishte as timon, as vela, as drejtim. Noeu nuk duhej ta drejtonte, vetëm të hynte. Drejtimi i përkiste Zotit, i përkiste Perëndisë.
Kafshët e Pastra dhe të Papastra
Ata që janë të vëmendshëm në leximin e Shkrimit, mund të ngrenë dhe pyetjen: Pse nga kafshët e pastra u morën nga shtatë çifte, ndërsa nga të tjerët nga një (shtatë... dy)? Duket në fund të tregimit. Kafshët e pastra do të nevojiteshin për flijim (8:20) dhe më vonë për ushqim (9:3). Perëndia po siguronte që në hyrje atë që do të duhej në dalje. Fakti i adhurimit ishte planifikuar para se të fillonte shiu. Vetë providenca e Perëndisë mendon përtej stuhisë, edhe kur ne s'shohim dot as përtej resë së parë. Perëndia është i gjithëfuqishëm edhe e di gjithçka.
Karakteri i Noeut dhe Bindja e Tij
Le të ndalemi pak tek vargjet 9 deri në 22 të kapitullit 6. Këtu Noeu përshkruhet me tri shprehje:
I drejtë
I patëmetë
Mes brezit të vet
Dhe si Enoku, ecte me Perëndinë. Kur vjen vargu 22 që e përmbledh të gjithë karakterin e tij, sepse aty thuhet: "Bëri pikërisht të gjithë atë që Perëndia e kishte urdhëruar." Kjo fjalë përsëritet si refrain edhe tek kapitulli 7, vargu 5 dhe tek vargu 9 i kapitullit 7.
Këtu Noeu tregon një bindje të plotë, pa përzgjedhje, nuk bën negociata. Mendoni çfarë kërkonte kjo... ky lloj bindjeje. Të ndërtosh një anije gjigante larg detit, për një shi që s'kishte rënë kurrë, për dekada me radhë, nën syrin e talljes të një brezi të tërë. Hebrenjtë kapitulli 11, vargu 7 e quajnë me emër:
"Me anë të besimit, Noeu, i paralajmëruar për të gjithë gjërat që ende nuk shiheshin, i shtyrë nga një frikë e shenjtë, ndërtoi një arkë."
Besimi i vërtetë bindet para provës, jo pas saj. Edhe pikërisht këtë gjë bëri Noeu. Noeu dëgjoi dhe iu bind Perëndisë pa pasur nevojë që të testohej, ai thjesht i bindej Zotit.
Deri te Mbyllja e Derës
Tani ndalemi tek vargjet 1 deri në 16 të kapitullit 7. Dhe Zoti e mbylli brenda. "Hyr në arkë ti me gjithë familjen tënde" (vargu 1 i kapitullit 7). Ftesa e parë "hyr" e Biblës. Noeu ndërtoi arkën, por vini re se kush e mbyll derën: "Dhe Zoti e mbylli brenda" (vargu 16 i kapitullit 7). Katër fjalë të vogla që kanë një peshë shumë të madhe. Në fakt, nuk thuhet Noeu e mbylli vetë derën nga brenda, por ishte Perëndia, ishte Zoti pra që e mbylli.
Siguria e atyre që janë brenda nuk varet nga dora e tyre në dorezë, por në fakt nga dora e Perëndisë mbi derë. Që është e njëjta derë... derë që i mbylli të shpëtuarit brenda, i la të tjerët jashtë. Dera e hirit është reale, por edhe afati i saj është shumë real. Ashtu si dhjetë virgjëreshat, dhe dera u mbyll tek Mateu kapitulli 25, vargu 10.
Diçka tjetër për t'u vënë re është një... një hollësi durimi. Pasi gjithçka ishte gati dhe të gjithë ishin brenda, Perëndia priti edhe shtatë ditë të tjera para se të hapte qiejt (kapitulli 7, vargjet 4 edhe vargu 10). Shtatë ditët e fundit me derë ende të hapur, deri në çastin kur hiri po priste. Askush nuk mund të thoshte se s'pati kohë. Kjo është dora e ngadaltë e Perëndisë për gjykim dhe e shpejtë për mëshirë (Psalmi 103, vargu 8).
Gjykimi si Çkrijim (Anti-krijim)
Zanafilla kapitulli 7, vargjet 17 deri në 24. Gjykimi si çkrijim ose si anti-krijim. Lexojeni përshkrimin e përmbytjes me Zanafillën 1 në mendje dhe do të shihni diçka rrëqethëse: krijimi po zhbëhet. Në ditën e dytë dhe të tretë, Perëndia ndau ujërat dhe nxori tokën e thatë. Tani burimet e humnerës së madhe dhe kataraktet e qiellit hapen (vargu 11 i kapitullit 7). Ujërat që dikur ishin të ndara ribashkohen dhe toka e thatë zhduket. Bota kthehet drejt gjendjes pa trajtë dhe të zbrazët (vargu 2 i kapitullit të parë).
Tani mesazhi teologjik është i thellë. Mëkati është anti-krijim, ai zhbën atë që Perëndia ndërtoi. Dhe gjykimi i Perëndisë është në thelb lejimi që çbërja të ndodhë. Por mbi ujërat e kaosit noton një arkë, sepse Perëndia gjithmonë ruan një mbetje për qëllimin e ri.
"Pastaj Perëndia iu Kujtua Noeut"
Tani të ndalemi pak tek Zanafilla kapitulli 8, vargu 1. Është qendra e të gjithë tregimit: "Pastaj Perëndia iu kujtua Noeut." Studiuesit kanë vënë re prej kohësh se i gjithë tregimi i përmbytjes është ndërtuar si piramidë simetrike:
Shtatë ditë pritje
40 ditë shi
150 ditë ujërash
Dhe pastaj e kundërta, një rend të përmbysur. Dhe në majën e piramidës qëndron pikërisht kjo fjali. Kjo është zemra e të gjithë historisë. "Ju kujtua" nuk do të thotë se Perëndia e kishte harruar. Në gjuhën e Biblës, të kujtosh do të thotë të veprosh sipas besëlidhjes apo sipas marrëveshjes. Sa herë që Perëndia kujton diçka, në fakt diçka lëviz.
Po të kujtojmë pak Rakelën tek kapitulli 30, vargu 22; Izraelin në Egjipt, Eksodin tek Eksodi kapitulli 2, vargu 24. Pra, në mes të një stuhie të madhe të historisë, një anije që s'kishte timon, që s'kishte vela, që s'kishte motor, por ishte mbi një botë të përmbytur, tetë veta nuk ishin harruar. Dhe në fakt, as ti nuk je i harruar në Perëndinë.
Korbi, Pëllumbi dhe Shkolla e Pritjes
Kapitulli 8, vargjet 6 deri në 14 janë këto vargje që neve do të ndalemi tani. Kemi korbin, pëllumbin dhe shkolla e pritjes. Noeu hyri në arkë dhe qëndroi brenda saj rreth një vit. Ishte më shumë... më shumë gjatë se 40 ditët e shiut, apo jo? Dhe pasi mali u duk, edhe pasi pëllumbi solli gjethen e ullirit, Noeu priti derisa Perëndia t'i thoshte "dil" (tek vargjet 15 dhe 16).
Njeriu që hyri me urdhër, doli përsëri me urdhër. Sa shumë kemi për të mësuar këtu, apo jo? Sepse shpëtimi ka edhe dhomën e pritjes. Gjithashtu, besimi i pjekur nuk e thyen derën para kohe, por pret. Gjetja e ullirit në sqepin e pëllumbit – shenja e parë e paqes pas gjykimit. Edhe ky në fakt është bërë si simbol i shpresës për të gjithë njerëzimin deri më sot.
Altari i Parë dhe Premtimi i Stinëve
Le të shikojmë tani vargjet e fundit, kapitullit 8, vargjet 15 deri në 22. Kemi këtu altarin e parë, kemi gjithashtu dhe premtimin e stinëve. Vepra e parë e Noeut në tokën e re nuk ishte shtëpi për vete, por ai ndërtoi një altar për Zotin (vargu 20). Dhe nga çdo kafshë e pastër, që ishin marrë nga shtatë pikërisht për këtë, Noeu ofroi flijime.
Teksti gjithashtu thotë me gjuhë të ngrohtë: "Zoti ndjeu një erë të këndshme." Jo se Perëndia ushqehet nga tymi, por zemra e adhurimit mirënjohës i pëlqen Atij si aromë. Pra, aroma e vërtetë është aroma e adhurimit, pra zemra e adhurimit të vërtetë.
Dhe përgjigjja e Perëndisë është premtimi që mban botën deri më sot:
"Sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, i ftohti dhe i nxehti, vera dhe dimri, dita dhe nata." (vargu 22)
Pra, çdo stinë që ndërron është ky varg në veprim. Besnikëria e Perëndisë e ka shkruar kalendarin e vetë natyrës. Sa i madh dhe i hirshëm është Perëndia, ju. Midis... edhe në momentin e kaosit, edhe në momentin ku çdo gjë duket e shkatërruar, Perëndia sjell përsëri shpresë.
Fjalët Kyçe dhe Lidhja me Besëlidhjen e Re
Le të ndalemi me disa fjalë kyçe që do na ndihmojnë të kuptojmë më shumë rreth tekstit:
Arkë: Fjala origjinale nuk është fjala e zakonshme për anije, por përshkruan një kuti, asanduk lundrues pa timon e pa vela. Dhe ja hollësia mahnitëse këtu është që e njëjta fjalë përdoret vetëm dy herë në të gjithë Biblën. Është shporta ku vendoset foshnja Moisi mbi Nil (2:3). Dhe këtu kemi pra dy arka, dy shpëtime nëpër ujëra, dy fillime të reja. Perëndia i do Jehonat e veta.
Ju kujtua (Vargu 1 i kapitullit 8): Që është shumë e rëndësishme për historinë biblike dhe për historinë e përmbytjes. Në Bibël kujtesa e Perëndisë nuk është rikthim informacioni, është veprim besëlidhjeje. Kur... pastaj kur Perëndia kujton, Ai lëviz për të përmbushur atë që ka premtuar. E kundërta është gjithashtu ngushëlluese: "Mëkatet e tyre nuk do t'i kujtoj më" (Jeremia 31, vargu 34). Harresa e Tij është falje e vepruar.
Pikërisht ashtu: Është një shprehje tjetër që e gjejmë tek vargjet 22 i kapitullit 6 dhe tek vargu 5 i kapitullit 7. Pra, refreni i bindjes së Noeut: jo pothuajse ashtu, jo në vijat e përgjithshme, por pikërisht. Besimi i madh duket në saktësinë e bindjeve të vogla. Çdo masë e arkës, çdo çift kafshësh, çdo urdhër i zbatuar siç u tha.
Erë e këndshme (Vargu 21, kapitulli 8): Shprehja që do të bëhet gjuha standarde e flijimeve në Levitik. Pali e merr pikërisht këtë shprehje dhe e vendos mbi kryqin: "Krishti na deshi dhe e dha veten e Tij për ne si ofertë flijimi Perëndisë, si një parfum erëmirë" (Efesianët kapitulli 5, vargu 2). Pra, aroma që ndjeu Perëndia me altarin e Noeut është paralajmërim i atij... Kalvari.
I gjithë Shkrimi, Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri na drejtojnë vetëm në një vend: me Krishtin. Pra, lidhja me Krishtin dhe Dhjatën e Re. Pjetri e bën lidhjen shprehimisht edhe përmend Noeun:
"Në ditët e Noeut ndërsa po ndërtohej arka në të cilën pak vetë, gjithsej tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit, i cili është shëmbëlltyra e pagëzimit që tani na shpëton edhe ne." (I Pjetrit kapitulli 3, vargu 20 dhe 21)
Arka është hija, Krishti është trupi. Mendoni për këto dy paralele. Arka kishte një derë të vetme dhe Jezusi thotë: "Unë jam dera. Nëse dikush hyn përmes meje, do të shpëtojë" (Gjoni 10:9). Gjykimi ra... i gjithë mbi arkën, dallgët goditën drurin, jo banorët. Ashtu gjykimi ynë ra mbi Krishtin, që ne brenda Tij të mos prekem (Romakët kapitulli 8, vargu 1).
Dera u mbyll nga Zoti dhe siguria jonë në Krishtin nuk mbahet nga dora jonë e dobët, por... nga ajo e Perëndisë pra. "Askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime" thotë Gjoni 10:28. Ka një jehonë më të thellë: ashtu si Noeu kaloi nëpërmjet ujërave të gjykimit dhe doli në një botë të re me një altar, ashtu edhe Krishti kaloi nëpërmjet ujërave të vërteta të gjykimit. "Të gjitha valët e dallgët e tua kaluan përmbi mua" (Psalmi 42, vargu 7). Fjalët që Jezusi përdor të vetat në kryq dhe doli në mëngjesin e ringjalljes si fillimi i krijimit të ri. Pagëzimi ynë, thotë Pjetri, është pikërisht kjo histori e shkruar mbi ne: varrosemi nën ujë me botën e vjetër dhe dalim në jetën e re (Romakët 6:4). Çdo pagëzim është një përmbytje e vogël dhe një arkë e madhe.
Zbatime Praktike për Jetën Tonë
Zbatime praktike për ne ose si aplikohet kjo në jetën tonë. Detarët e vjetër kishin një rregull të hekurt: anija nuk të mban dot nëse qëndron me një këmbë brenda e një këmbë në kalatë. Ose je brenda, ose je jashtë. Gjysma nuk noton. Ashtu ishte edhe me arkën. Askush nuk shpëtoi duke e admiruar nga jashtë, apo duke e miratuar si ide, apo duke qëndruar pranë saj. Vetëm ata që hynin.
Dhe ashtu është edhe me Krishtin. Respekti nga larg, opinioni i mirë, afërsia kulturore me kishën... asgjë nga këto nuk... nuk noton, asgjë nga këto nuk të shpëton. Vetëm hyrja, vetëm duke pranuar Krishtin në pagëzim. Kjo është pyetja më e madhe e historisë së arkës për secilin prej nesh. E bashkë me të vijnë edhe këto mësime që ne t'i mbajmë mend:
I bindehemi para se të bjerë shiu: Noeu ndërtoi për dekada pa parë asnjë re. Besimi i vërtetë nuk pret provën për të vepruar, vepron mbi fjalët. Cila është arka që Perëndia të ka dhënë... të ka thënë të ndërtosh? Një zakon të ri, një shërbesë, një pajtim, një largim nga diçka që po e shtyn ende?
Puna me saktësinë pikërisht ashtu: Bindja e Noeut nuk ishte "përafërsisht". Perëndia ndërtohet edhe në milimetrat e bindjes. Në fjalën e mbajtur në të dhjetën e plotë, në... në faljen e dhënë deri në fund, mos e ndërto arkën afërsisht.
Pushon në derën që mbyll Ai: Nëse je në Krishtin, siguria jote nuk varet nga forca e kapjes sate, por nga dora e Tij mbi... mbi derë. Gjatë netëve kur ndihesh i pasigurt për shpëtimin tënd, kujto 7:16. Nuk e mbylle ti derën, e mbylli Ai. Dhe ai që mbyll Perëndia, stuhia s'e hap dot.
Duron në dhomën e pritjes: Noeu qëndroi në arkë edhe pasi rreziku dukej se kishte kaluar. Priti fjalën "dil". Ndoshta je në një stinë ku Perëndia të ka mbyllur diku: një punë, një pritje, një proces që s'po mbaron... ndoshta je në stinët ku Perëndia të ka mbyllur pra, por mos e thyej derën para kohe. Ai që të futi brenda, e di dhe orën e daljes.
Fillon çdo fillim të ri me altar (pra adhuron Perëndinë së pari): Vepra e parë e Noeut në botën e re ishte adhurimi. Pas çdo shpëtimi, të ndihme, me sëmundje të kaluar, një krizë e mbyllur, një derë e re, cila është vepra jote e parë? Festimi për veten apo altari për Atë që të nxorri? Mirënjohja është era e këndshme që ende ngjitet lart.
Zoti ju bekoftë!